Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, përkujtohet ish-Kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama (1949-2021)

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, përkujtohet ish-Kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama (1949-2021)

NJOFTIM PËR MEDIA

Ftesë për mbulim medial të ngjarjes përkujtimore për një vjetorin e kalimit nga jeta të ish-Kryetarit të Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama
(1949-2021), si dhe 47 vjetorin e kalimit nga jeta të Baba Musa Himaduna (1900- 1975), njëkohësisht rivarrimin e tij në tyrben e baballarëve bektashian në Gjakovë. Ceremonia përkujtimore, zhvillohet të enjten, me datë 27 janar 2022, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e Teqesë Bektashiane në Gjakovë.
Adresa: Rruga Baba Qazim Bakalli, pn, Gjakovë 50000, pranë “Hani i Haraçisë”.

Kjo ceremoni zhvillohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Shenjtërisë së Tij, Kryegjyshit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedebaba Edmond
Brahimaj, organizuar nga Gjyshata Bektashiane e Kosovës.

Pjesë nga axhenda:

– Këndim lutjesh në tyrben e baballarëve të teqesë së Gjakovës nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shkëlqesia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,
– Fjala përshëndetëse dhe përkujtimore e dervish Rrauf Radoniqi, dervishi i teqesë bektashiane në Gjakovë,
– Fjala përshëndetëse dhe përkujtimore e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,
– Ekspozitë historike për Bektashizmin në Kosovë, veprën historike dhe fetare të Baba Mumin Lamës , veprën historike dhe fetare të Baba Musa Himadunës në
Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.
– E të tjera (të paracaktuara me axhendën e Kryegjyshit Botëror)… Ngjarja zhvillohet me numër të kufizuar personazh dhe në përputhje të plotë masat e pandemise.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …