Në njëzet e një vjetorin e masakrës së Burimit, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bëri homazhe te varrezat e martirëve

Në njëzet e një vjetorin e masakrës së Burimit, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bëri homazhe te varrezat e martirëve

Në shenjë kujtimi e mos harrimi  për të vrarët e e të masakruarit shqiptar nga regjimi serb, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, bëri homazhe në fshatin Burim. Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk u organizua akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga Institucionet komunale. Begaj fillimisht bëri homazhe,  në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999, që janë të varrosur në fshatin Dragobil, më pas bëri nderime edhe të vendi i ekzekutimit, në fshatin Burim. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka  cilësuar si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë, 21 vjet më parë, pikërisht, më 31 mars të vitit 1999,  janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup e Dragobil, si dhe tetë persona të fshatrave të tjera. Falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe  martirëve nëpër kohë dhe histori, sot kemi  Shtetin e Pavarur dhe Sovran të Kosovës tha mes tjerash kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …