Ministri, Anton Çuni

Ministri, Anton Çuni, uron ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni,  i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut si shtet anëtar. Ministri Quni shpreh bindjen se me këtë akt shumë të rëndësishëm jo vetëm për vendin tuaj, janë rritë mundësitë që të punohet edhe më shumë në mes të dy ministrive tona të mbrojtjes, duke kontribuar në rritjen e shkallës së sigurisë në rajon. Në përmbyllje të letrës ministri Quni shprehet: ”Duke pasur parasysh rëndësinë e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj për vlerësimin tim më të lartë”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …