Në OAK mbahet takimi për ndryshimin e vendimit për rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba komunale

Në OAK u mbajt takimi për ndryshimin e vendimit të rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale

Sot në ambientet e Odës Afariste të Kosovës është mbajtur takimi për ndryshimin e vendimit të rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba komunale. Takimin e shpalli të hapur drejtori i OAK-ut, z. Skënder Krasniqi. Pas analizave të shumta është arritur në përfundimin se tarifa është e lartë dhe e njëjtë për të gjitha bizneset dhe krejt kjo bie në kundërshtim. Ai tha se është dashur të bëhet paraprakisht një takim konsultativ dhe kjo  nuk ka ndodhur.  Tani kjo është edhe një taksë shtesë që nuk duhet pranuar.

Fazli Veliu nga Instituti i Mediave të Kosovës ka treguar se kanë kontaktuar me zyrtarë komunal, por konkretisht nuk ka pasur as një përgjigje, e në ndërkohë janë në pritje për një takim me kryetarin Shpend Ahmeti. Kërkesa e IMK-së është të hiqet taksa apo  edhe të zvogëlohet.

Përfaqësuesi i TV Diellit, Zamir Qeriqi ka kërkuar një bashkëpunim paraprak të drejtuesve të medieve, me qëllim që të dilet me një vendim të arsyeshëm, sepse ky vendim tatimor në vlerë 1000 euro nuk duhet të jetë njësoj për të gjitha mediet  duke pasur parasysh faktin që qarkullimi financiar dallon shumë nga një medium në tjetrin.

Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi në fund të takimit nga rekomandimet që i dhanë të pranishmit nxori disa konkluzione të cilat do t’i dërgohen kryetarit të Prishtinës, dhe u bëri thirrje mediave që të ngrehin zërin kundër kësaj padrejtësie.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …