Senati Amerikan falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve pas trazirave dhe kaosit të krijuar

Senati Amerikan falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej. Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve. “Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …