Në parkun e qytetit “TONI dhe MICI” në Rahovec, është hapur ekspozitë me piktura të punuara nga nxënësit e SHML “Xhelal Hajda-Toni

Në kuadër të manifestimit përkujtimor “Java e dëshmorëve”, sot, në parkun e qytetit “TONI dhe MICI” në Rahovec, është hapur ekspozitë me piktura të punuara nga nxënësit e Shkollë së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”, në përkujdesjen e mësimdhënëses Zarije Popaj. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i pa nga afër pikturat e punuara me pasion, të cilat pasqyrojnë vuajtjet, sakrificën, traditën, trashëgiminë kulturore e historike të popullit shqiptar ndër vite. Kryetari Latifi i përgëzoi nxënësit për shkathtësitë e shprehura në piktura dhe për fotografitë e zgjedhura, me urimin më të mirë, që të vazhdojnë t’i zhvillojnë e t’i shprehin aftësitë e tyre në art.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …