Në Pejë fillon ndërtimi i Memorialit të heroin e kombit, Shkelzen Haradinajt dhe 183 heronjve dhe dëshmorëve të tjerë

Fillon ndërtimi i Memorialit të heroit, Shkelzen Haradinaj dhe 183 dhe dëshmorëve të tjerë në qendër të Pejës

Ka filluar në qendër të qytetit të Pejës, në sheshin që mbanë edhe emrin e gjeneral-major Shkëlzen Haradinajt, ndërtimi i Memorialit të heroin e kombit, Shkelzen Haradinajt dhe 183 heronjve dhe dëshmorëve të komunës së Pejës. Fillimisht, ka nisur rrënimi i sheshit faktik, për të vazhduar më pas implementimi i projektit në të ri. Një pjesë e mjeteve financiare janë siguruar nga bashkëluftëtarët e të rënëve, përderisa një pjesë e caktuar nga ana e Komunës së Pejës. Të gjitha palët e involvuara në projekt kanë garantuar se me këtë memorial nuk do preket gjelbërimi në qendër të qytetit. Projekti i memorialit do të inaugurohet më 16 qershor të këtij viti, ditën kur Peja shënon 20-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …