leoni

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Në përgjigje të Albin Kurtit, Peter Stano, ka bërë të ditur se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e dialogut

Lidhur me kërkesën e Albin Kurtit, për ndarjen e procesi të normalizimi të marrëdhënieve në Serbinë,  zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e dialogut. Politika e BE-së ka qenë e qartë me vite. Rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë, lëvizë nëpërmjet dialogut të normalizimit. Pa normalizim nuk ka aderim në BE. Nga parimet themelore të aderimit në BE, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por të gjithë, për vendet që janë anëtare tash, për Kroacinë dhe Slloveninë më parë, për Hungarinë dhe Sllovakinë më parë, parimi themelor është pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara, që mos t’i sjellim në BE.  Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzojë një draft për asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE-ja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …