Brickos

Në Prizren ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht, fitues doli kandidati i Vetëvendosjes, Haskuka

Në Prizren ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht, fitues doli kandidati i Vetëvendosjes, Haskuka

Në komunën e Prizrenit ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Më së shumti vota mori kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, por megjithatë nuk arriti të fitojë zgjedhjet lokale në këtë komunë. Totaj në numërimin e votave me kusht, votave me postë dhe votat e personave me nevoja të veçantë ka marrë 452 vota, ndërsa, kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka  ka marrë 384 vota, megjithatë votat e zgjedhjeve të 19 nëntorit e bëjnë fitues Haskukën e Vetëvendosjes, pasi Totajt i duheshin mbi 322 vota për ta përmbysur rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …