Në Programin Nacional për Rininë, nxënësit deçanas korrën rezultate të mira

Në Garën e Diturisë në nivel komunal ju nënshtruan testit 553 nxënës nga njëzet shkolla të Komunës së Deçanit, nga klasat e treta deri të klasat e dymbëdhjeta. Nga këto gara në nivel komunal u klasifikuan 73 nxënës për lëndët e caktuara për të vazhduar në nivel Republikan. Gara e Diturisë në nivel Republikan u mbajt më 12.07.2019 në Kolegjin AAB, Fushë Kosovë. Falë mbështetjes së kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe drejtorit të DKA-së Bekim Vishaj, nxënësit në mënyrë të organizuar morën pjesë në garën Republikane të shoqëruar nga zyrtari i DKA-së Ramiz Bajramaj, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe prindër të fëmijëve. Në Garën e Diturisë në nivel Republikan nxënësit e shkollave të Komunën së Deçanit arritën të renditen në vendet e para të dyta dhe të treta.

Këta janë fituesit nga shkollat e Komunës së Deçanit. Mirëndjellë Musa Stojkaj Klasa XII/2 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Gjuhë shqipe Vendi Parë. Valentina Beslim Gecaj Klasa XII/7 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Sociologji Vendi Parë. Elira Hasim Lokaj Klasa XI Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Gjuhë shqipe Vendi Parë. Adhuresa Enis Haklaj Klasa XI/10 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Sociologji Vendi Parë. Elina Nexhat Selmanaj Klasa IV SHFMU “Rexhep Kadrijaj” Gjuhë shqipe Vendi Parë. Edita Hilmi Shehaj Klasa XII Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Matematikë Vendi Dytë. Ajete Shala Klasa XI/1 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Gjeografi Vendi Dytë. Egzonit Afrim Demhasaj Klasa X SHMT “Tafil Kasumaj” Matematikë Vendi Dytë. Jon Adem Precmarkaj Klasa XII/7 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Histori Vendi Tretë. Redon Brahim Kamishaj Klasa XI/4 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” TIK Vendi Tretë. Diona Naim Thaqi Klasa X/2 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Biologji Vendi Tretë. Loris Hajdar Kuçi Klasa VIII SHMU “Lidhja Prizrenit” Kimi Vendi Tretë. Lorik Ismet Tolaj Klasa XII/2 SHMT “Tafil Kasumaj” TIK Vendi Katërt. Alketa Sadri Zekaj Klasa X/2 Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Fizikë Vendi Katërt.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …