Brickos

QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të votave. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se procesi po vijon normalisht dhe se janë numëruar afër 30 për qind të votave. Sipas njoftimeve që kemi nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve procesi i rinumërimit ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë. Ky rinumërim është duke vazhduar edhe sot, pra gjatë ditës së shtune dhe do të vazhdojë për disa ditë deri në përmbylljen e plotë të këtyre rinumërimeve, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka shtuar më tutje se në bazë të kësaj dinamike presim që para fundjavës së ardhshme të përmbyllet i gjithë ky rinumërim. Pasi të përfundojë procesi i rinumërimit të 530 vendvotime do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …