leoni

Në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut në Gjermani, raportohen disa të vdekur nga të shtënat me armë zjarri

Në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut në Gjermani, raportohen disa të vdekur nga të shtënat me armë zjarri

Në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut, në Gjermani, raportohen disa të vdekur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur brenda qendrës tregtare, por ende nuk jep një shifër zyrtare të viktimave. Raportime konfliktuale ka për numrin e tyre. Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung”, bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10. Ndërkohë, policia thotë se janë duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”. Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Twitter” nga një dëshmitar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …