Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020

Në QKUK janë trajtuar mbi 52 mijë raste, nga ky numër pacientë të aksidentuar kanë qenë 4.791

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, për 11 mujorin e vitit 2016 kanë kërkuar ndihmë mbi 52 mijë pacientë, duke shënuar numrin enorm të shërbimeve emergjente, ka deklaruar drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani. Kjo klinikë është qendër terciare referente për tërë Kosovën. Ndonëse e tillë ajo në vazhdimësi është përballur me probleme të ndryshme, si mungesë barnash nga lista esenciale, mungesë stafi të mesëm, si dhe mungesë hapësire të nevojshme për trajtimin e pacientëve. Me gjithë vështirësitë, aty janë trajtuar mbi 52 mijë raste, prej të cilave vetëm pacientë të aksidentuar kanë qenë 4.791 veta, që ka shënuar rritje për 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: Romani biografik Vegimtari pasqyron rrugëtimin jetësor të profesorit Ahmet Qeriqi

Isuf Ismaili: Romani biografik Vegimtari pasqyron rrugëtimin jetësor të profesorit Ahmet Qeriqi

Në vazhdën e promovimit të veprave të lëna në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi, para …