Në Raportin e KE-së për Kosovën nuk përmendet heqja e vizave, por kritikohen institucionet për vendosjen e taksës 100%

Në Raportin e KE-së nuk përmendet heqja e vizave, por kritikohen institucionet për vendosjen e taksës 100%

Komisioni Evropian ka publikuar dje Paketën Vjetore të Zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Në raport nuk përmendet heqja e vizave për Kosovën, por kërkohet heqja e taksës 100%. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Në Raportin për Kosovën për vitin 2019, i cili nuk përmend heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, por kritikon institucionet vendore për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si dhe kritikon numrin e madh të zëvendësministrave në Qeveri. Me rastin e prezantimit të këtij raporti shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka potencuar se të gjeturat kryesore të vendit në këtë raport tregojnë se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave kyçe të BE-së, duke përmirësuar sundimin e ligjit. Megjithatë, ajo e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …