Në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt akademi përkujtimore në kuadër në manifestimit "Ditët e Reçakut"

Në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt akademi përkujtimore në kuadër të manifestimit “Ditët e Reçakut”

Sot në orën 12.00, në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt Akademi përkujtimore në kuadër të manifestimit, “Ditët e Reçakut”. Në këtë përvjetor për Masakrën e Reçakut, qëndresën dhe luftën e UÇK-së, folën, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kryekuvendari, Kadri Veseli, ish-ambasadori amerikan, William Vallker, komandanti i Zonës Operative të Neredimës, gjatë luftës, Shukri Buja dhe kryetari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari.

Në fjalën e tij, kryetari, Naim Ismajli foli për luftën dhe masakrën e forcave serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak dhe çmoi lartë rolin e ambasadorit William Walker në përhapjen  e së vërtetës për krimin, që kishin kryer forcat ushtarake e policore serbe në Reçak, më 15 janar të vitit 1999.

Sot në orën 12.00, në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt Akademi përkujtimore në kuadër në manifestimit, "Ditët e Reçakut". Në këtë përvjetor për Masakrën

Kryekuvendari, Kadri Veseli pasi përshëndeti të pranishmit foli për janarin e sakrificave shqiptare, veçmas për Reçakun, ku serbët para 18 viteve vranë e masakruar 45 shqiptarë të pafajshëm, burra  pleq e të rinj, gra e fëmijë. Ai foli edhe për ndalesën që iu bë një treni të Beogradit nga Policia e Kosovës, i cili kishte për qëllim të rrugëtonte në Mitrovicën e veriut pa lejen e Kosovës.

Në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt akademi përkujtimore në kuadër në manifestimit "Ditët e Reçakut"

Në fjalën e tij para banorëve të Reçakut dhe pjesëmarrësve në Akademi, miku i Reçakut dhe i tërë Kosovës, ambasadori William  Walker foli për ato ditë të vështira të sakrificës së banorëve të Reçakut, kur ai nuk kishte hezituar dhe pa frikë kishte përhapur të vërtetën për vrasjen mizore të 45 banorëve të Reçakut. Voker një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoi edhe filmit dokumentar, “Saga e Reçakut”, përgatitur nga një ekip i TV-Diellit. Ai e çmoi filmin për saktësi të informatave, për profesionalizëm në paraqitjen  e realitetit të kohës dhe bëri thirrje që ky film të përkthehet në disa gjuhë të botës, në mënyrë që të shpërndahet e vërteta që ka ndodhur në janar dhe shkurt të vitit 1999, në Reçak.

Komandanti i Zonës Operative të Neredimës, gjatë luftës, Shukri Buja pasi foli për qëndresën e ushtarëve të UÇK-së dhe krimin mizor të Serbisë kundër popullatës civile, bëri thirrje që të flaket sintagma: “Mbrojtja e pragut të shtëpisë“, sepse nuk përputhet  me realitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për çlirimin e vendit. Ata kanë mbrojtur Kosovën e jo shtëpitë e tyre.

Në Sallën e Kulturës në Shtime, u mbajt akademi përkujtimore në kuadër në manifestimit "Ditët e Reçakut"

Një fjalë rasti para të pranishmëve e tha edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Në fund u dha një program artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …