Në sallën e kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq filmi dokumentar dedikuar Ramadan Musliut, nga fshati Reçak

Në sallën e Kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq filmi dokumentar kushtuar  Ramadan Musliut, nga fshati Reçak. Ai ishte ushtarak dhe burgosur politik në vitin 1950 në burgun e Goli Otok-ut, një personalitet,  jo i njohur sa duhet, por i pathyeshëm në veprimet dhe qëndrimet e tij. Pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë familjarët e dëshmorëve, veteranët, si dhe figura të shquara të jetës politike, kulturore dhe ushtarake, u përshëndetën nga moderuesi,  Arben Reshani. Familja Musliu shprehu falënderim të veçantë për autorin e dokumentarit, ku vlerësoi përkushtimin dhe vullnetin e drejtorit të Radios Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqi, për punën e tij në ndriçimin e figurave kombëtare e atdhetare. Në këtë ambient të ngrohtë e emocionues, premiera e dokumentarit shënoi një moment të veçantë në eksplorimin dhe përcjelljen e historisë së shquar të Ramadan Musliut.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …