Në sallën e Qendrës Rinore në Deçan, u mbajt një ligjëratë me temën “Ndërgjegjësimi për Kancerin e Gjirit”

Në kuadër të aktiviteteve të muajit Tetor, muajit rozë, të hënën në sallën e Qendrës Rinore në Deçan u mbajt një ligjeratë me temën “Ndërgjegjësimi për Kancerin e Gjirit”.

Ligjërata u mbajt nga Doktoreshë Lulavere Selmanaj, specialiste e mjekësisë familjare, e cila ndau informacione të rëndësishme për parandalimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i cili falenderoj të gjitha pjesëmarrëset për përkrahjen në këtë kauzë të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Skenderaj: 10 gra në Skenderaj përfitojnë nga skema „E Ardhmja e Saj“

Mbështetur nga Komuna e Skenderajt në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe …