Në Shqipëri arrihet marrëveshja politike për reformën zgjedhore e cila pritet të votohet në Kuvend

Në Shqipëri arrihet marrëveshja politike për reformën zgjedhore e cila pritet të votohet në Kuvend

Palët kanë arritur marrëveshjen për miratimin e reformës zgjedhore. Edhe pse ende nuk ka deklaratë zyrtare, mësohet që Partia Socialiste është tërhequr nga caktimi i komsionerëve jo politikë në komisione e administrimit të zgjedhjeve. Gjithashtu është rënë dakord për aplikimin në 100% të territorit të identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe për riformatimin e KQZ-së. Po ashtu palët kanë rënë dakord që drafti i marrëveshjes të votohet në Kuvend pa ndryshime. Mbledhja e Këshillit Politik nisi në orën 19:30 në Pallatin e Kongreseve, në prani të ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe.  Ambasada e SHBA ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes palëve politike për reformën zgjedhore. 

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …