Në shtator do të fillojë punën Gjykata në veri

Në shtator do të fillojë punën Gjykata në veri

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ka bërë me dije se në fillim të shtatorit pritet të fillojë punën Gjykata në veri të Mitrovicës, e cila sipas tij, do të punojë me ligjet e Kosovës. Ai ka sqaruar se është hapur konkursi dhe janë krijuar komisionet që do të bëjnë përzgjedhjen e punonjësve të Gjykatës. Sipas Idrizit “pjesa dërrmuese do të jenë punëtorë të komunitetit serb, por nuk përjashtohet që në të ardhmen struktura të jetë e përzier”. Përndryshe, gjykatat në veri të Mitrovicës e patën ndërprerë veprimtarinë pas sulmeve të organizuara të ekstremistëve serbë në mars të vitit 2008. Gjykatësit shqiptarë për vite me radhë janë detyruar të punojnë në Gjykatën e Vushtrrisë. Por me marrëveshjen e nënshkruar në prill të vitit 2013 në Bruksel, është paraparë funksionalizimi i këtyre gjykatave dhe veprimi i tyre brenda ligjeve të Kosovës. Sipas marrëveshjes në fjalë, është paraparë që një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore të funksionojnë për rajonin e Mitrovicës. Lëndët penale do të shqyrtoheshin në veri, kurse ato civile në jug të qytetit. Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, kurse kryeprokurori shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …