leoni

Sot më 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javës janë evidentuar 1 milion të infektuar me covid 19

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javës janë evidentuar 1 milion të infektuar me covid 19. Mediet e këtij vendi kanë alarmuar se rritja e tillë më këtë ritëm mund ta rrezikoj sistemin shëndetësor. Ndërkohë, Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA ka konstatuar se rritja e numrit të rasteve të reja, që sipas disa modeleve thuhet se janë dy deri në tri herë më të larta “do ta mbingarkojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor” që tashmë është i ngarkuar, me pacientë që kërkojnë ndihmë shëndetësore si dhe mund të ketë mungesë të stafit shëndetësor. Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në shtatë ditët e fundit, me mbi 1 mijë 332 vdekje në ditë. Pandemia e shkaktuar nga virusi covid-19 e ka rënduar situatën edhe në Evropë, Brazil, Indi, Rusi e vende tjera anekënd botës.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …