Në Skenderaj është mbajtë ceremonia madhështore e zbulimit të shtatores së Leotrim Ahmetit

Në Skenderaj është mbajtë ceremonia madhështore e zbulimit të shtatores së Leotrim Ahmetit, i cili përfaqëson mbi 1400 fëmijë të vrarë në luftën e Kosovës! Kryertari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, si bashkëkombës nga Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga shtete të ndryshme të Evropës!

Lavdi sakrificës së Leotrimit!

Kryetari Nura në një postim në facebook ka thënë: Ja ku e kemi Leotrimin, me gjithë madhështinë e tij, i heshtur përjetësisht në pafajësinë e një fëmije të pambrojtur nga etja e egërsisë serbe, pa mundur të na tregojë për konventën e OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve në botë, një vepër arti që krahas kryekomandantit Adem Jashari, do të shërbejë në aspektin e figurshëm si një ciceron shpjegues se kjo tokë kishte burra dhe gra të zotë, madje edhe fëmijë që e paguan me jetë lirinë e Kosovës!

May be an image of one or more people and crowd

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Me Smirën Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje

Komuna e Vitisë, ka mbajtur takimin e parë me banorët e fshatit Smirë lidhur me …