Në Skenderaj është mbajtur një takim ku është diskutuar rreth kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit shoqëror kundër kancerit të gjirit, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Skenderaj, në praninë e një numri të madh të grave dhe të rejave, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Zyra për Barazi Gjinore, është mbajtur një takim ku është ligjëruar nga dr.Emine Goxhuli, rreth kancerit të gjirit, rreziqet që mund të sjell nëse nuk bëhen kontrolle dhe ekzaminime me kohë, si dhe mënyrat e trajtimit. Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke folur rreth fushatës vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, dhe sistemit shëndetësor në Skenderaj, ka përmendur shërbimet mamografike në QKMF, të cilat ofrohen pa pagesë, dhe se si shërbim duhet të shfrytëzohet, me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit, me çka shpëtohet jeta.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …