Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të përfshinë kapjen e qenëve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre.
Projekti po zbatohet në bashkëpunim me fondacionin zviceran Stray Coco.
Përmes këtij projekti komuna e Skenderajt do të përpiqet të zvogëlojë numrin e qenëve endacak në rrugë dhe të ofroj mjedis të sigurt për banorët.
Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt dhe të ndihmojnë në zbatimin në lagjet e tyre duke informuar klinikën MitroVet ne numrin e telefonit +383-49-818-202 për qentë që duhet të përfshihen në projekt.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
