leoni

Në Skifteraj u përkujtua dëshmori Kenan Halimi dhe u shënua dita e shkollës

Në përvjetorin e 25-të të rënies së dëshmorit Kenan Halimi, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë si dhe mysafirë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, tek varri i dëshmorit Kenan Halimi, në oborrin e shkollës në Skifteraj. Po ashtu, me një manifestim kulturo artistik, është shënuar dita e shkollës, e cila mbanë emrin e këtij dëshmori, ku me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryetari Hasan Aliu, ndërsa në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve  foli kryetari i kësaj organizate Xhevdet Ademi.  Për të arriturat, rezultatet dhe historikun e shkollës foli drejtori Eshref Sadiku. Kurse veterani i arsimit Zjadin Sylejmani, që jeton në Shkup, shkollës i dhuroi një panë me figurat më emblematike të kombit shqiotar. Në fund u shfaq edhe një program i pasur me këngë, valle e recital të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.

May be an image of chess and monument

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …