Në Strasburg të Francës është duke u mbajtur takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, Bashkimit Evropian dhe Kosovës

Në Strasburg të Francës është duke u mbajtur takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, Bashkimit Evropian dhe Kosovës

Në Strasburg të Francës është duke u mbajtur takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës. Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, Bashkimi Evropian-Kosovë, po mban sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës. Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës. Në takim po shkëmbehen pikëpamje lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së. Temat tjera që do të diskutohen janë: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe liberalizimi i vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …