Në Tiranë është mbajtur përsëri një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit të saj duke dënuar sulmet çnjerëzore të Izraelit

Në Tiranë është mbajtur përsëri një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit të saj duke dënuar sulmet çnjerëzore të Izraelit

Në Shqipëri është mbajtur përsëri një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit të saj martir, duke u dënuar sulmet çnjerëzore të Izraelit ndaj palestinezëve dhe duke bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez. Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë me thirrjen e aktivistëve dhe disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve. Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë, Palestinës dhe të Turqisë  mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, “Palestina e lirë, fund okupacionit izraelit”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës”, “Stop antisemitizmit-Stop islamofobisë” dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”. Në këtë tubim është bërë thirrje për “ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj popullit palestinez në Gaza”. Ndërkohë, pas tubimit ishte planifikuar edhe marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe drejt Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, por nuk është lejuar nga forcat e policisë, pa dhënë arsye konkrete edhe pse ishte marrë leje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …