Në tortura çnjerëzore regjimi i Assadit, në Siri, ka mbytur mizorisht 12.679 njerëz

Në tortura çnjerëzore regjimi i Assadit, në Siri, ka mbytur mizorisht 12.679 njerëz

Nga torturat çnjerëzore, që ka ushtruar dhe po ushtron  regjimi i  Assadit, në Siri janë mbytur mizorisht 12.679 njerëz, nga ky numër ISIS-i ka mbytur 29 veta. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke u mbështetur në burime të faktuara ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të luftës në Siri, regjimi kriminal i Bashar al Assadit dhe palët ndërluftuese  kanë  mbytur në tortura mizore 12.679 sirianë, në mesin e tyre edhe 53 gra dhe 163 fëmijë. Në raport konstatohet se 99 për qind të të mbyturve në tortura i ka kryer regjimi i Assadit.

Nga ky numër Partia e Kurdistanit ka mbytur 18 sirianë, në mesin e tyre edhe një fëmijë, ndërsa forcat e ISIS-it kanë mbytur në torturë 29 sirianë, në mesin e tyre edhe një të ri.

Anëtarët e Frontit Al Nusra kanë mbytur 15 veta, ndërsa Opozita kryengritëse, në Siri ka mbytur në tortura 19 vetë. Identiteti dhe fotot të mbyturve në tortura i disponon Observatori i të Drejtave të Njeriut,  me seli në Londër, që konsideron se regjimi i Assadit ka kryer krime kundër njerëzimit. (Al-Xhazira. RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …