Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, është përkujtuar dëshmori Skender Gashin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl me bashkëpunëtor, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, kanë përkujtuar njeriun dhe shokun tyre mirë të dashur, bashkëluftëtarin e dëshmuar për sakrificën dhe përkushtimin atdhetar, komandantin dhe dëshmorin e lirisë Skender Gashin, në 22 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta dhe detyrat e tij në shërbim të lirisë e të forcimit të paqes që shqiptarët e këtij nënqielli janë flijuar ndër breza. Kryetari Latif ka thënë se, Skenderi ishte ndër ushtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. Jeta dhe vepra e tij qenë mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos ju bërë bisht detyrave luftarake. Si komandant i logjistikës në njësinë e TMK-së në Sallagrazhdë, dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Skender Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinzare më 18 shtator 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative. Eprori i TMK-së Skender Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha e fjalët e pakta, për vendosmërinë e devocionin në kryerjen e detyrave ushtarake, për ndershmërinë e besnikërinë e dëshmuar. Gjithçka në jetën e tij ishte veprim dhe aksion për atdheun, duke u bërë shembëlltyrë. Kujtimi dhe nderimi për të janë pjesë e obligimeve tona dhe ne do ta ruajmë me respekt e admirim, sepse Skenderi është biri i këtij populli që i dha të gjitha, edhe jetën për lirinë dhe ndërtimin e paqes në Kosovë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të lirisë, Skender Gani Gashit!

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …