Brickos

Në Viti shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Vitisë me një aktivitet simbolik ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, ku punëtorët shëndetësor  pacientëve të rastit i’u kanë shpërndarë kartën e të drejtave të pacientit, si dhe është biseduar rreth të drejtave të pacientëve dhe përgjegjësive që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore. Përndryshe, 18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, në respektimin e të drejtave bazë të pacientëve. Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, qasjen në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim. Përndryshe, gjatë fundit të vitit 2023 në Viti është formuar edhe Këshilli i Pacientëve, i cili do të jetë pjesë aktive e QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …