leoni

Përfundoi mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit, e katërta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024 në komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim në Komunën e Rahovecit;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510057-01643-1, zk -Rahovec;

  3. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P- 71510057-01643-1, zk – Rahovec;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e “Muzeut të Masakrës” në Krushë të Madhe;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-01469-1, zk – Rahovec;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510069-01505-0, zk – Retijë;

  8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);

 Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto pika (2) do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit

  1. Raporti financiar janar – mars 2024;

  2. Informatë mbi implementimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të rrugëve në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …