leoni

Agjencia e Statistikave

Në vitin 2016 vendi ynë ka eksportuar afër 300 milion euro mallra ndërsa ka importuar 3 miliard euro

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2016 vendi ynë ka eksportuar 310 milion euro mallra ndërsa ka importuar afër 3 miliard euro. Përqindja më e madhe e produkteve të importuara vjen nga Serbia me 13,9 për qind, pasuara nga Gjermania me 12,3 për qind. Duke komentuar këto të dhëna, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se deficitit të lartë tregtar në Kosovë është reflektim i politikave jo të duhura fiskale. Ai ka shtuar më tutje se reforma e fundit fiskale e dy viteve të fundit ka gjeneruar shumë pak rezultate pozitive në këtë aspekt, por në të njëjtën kohë duhet ta kemi parasysh edhe futjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që ka liberalizuar më tej tregtinë me shtete anëtare të Bashkimit Evropian, duke i shtuar kështu edhe më tej presionin konkurrues mbi produktet e prodhuara në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …