Në Vjenë është themeluar Shoqata e Miqësisë Austri- Kosovë

Në Vjenë është themeluar Shoqata e Miqësisë Austri- Kosovë

Në Vjenë është themeluar mbrëmë Shoqata e Miqësisë Austri- Kosovë. Kjo shoqatë ka për qëllim forcimin e lidhjeve dypalëshe në mes të dyja vendeve. Kryetar i Shoqatës është zgjedhur deputeti austriak, Lukas Mandl nga Partia Popullore Austriake. Ai deklaroi se një Republikë e Kosovës evropiane është në interes të njerëzve në Kosovë dhe në Evropë. Zëvendëskryetare e shoqatës, është zgjedhur zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …