Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Me brithma e piskama nuk fitohen zgjedhjet, as mbahet Shteti

Republika e Shqipërisë ka kohë që ka hyrë në një politikë me dy kahe, tërësisht të kundërta, majtas dhe djathtas. Pas 8 vitesh të keq-qeversjes së të djathtës në krye me  Sali Berishën, ai zgjodhi  një president jo koncesual me mandat 5 vjeçar, Bujar Nishanin.  Mirëpo për fat të mirë, kësaj keq-qeverisje populli i Shqipërisë me vetëdije të kthjelltë dhe me një kulturë të lartë politike evropiane ia dha goditjen e merituar me anë të votës, të cilën e hudhi në një opozitë të tkurrur politikisht. Me këtë humbje të thellë Sali Berisha u detyrua të jepte dorëheqje, por ai e bëri këtë në mënyrë perfide duke zgjedhur si lider partie  “pionin” e vet, Lulzim Bashën, i cili në atë kohë ishte lryetar i Bashkisë së Tiranës. Por ky politikan tanimë i shpenzuar vepron në stilin: Hudhe gurin e fshihe dorën.  Mirëpo Populli prapë po ia jep  goditjen radhës në mënyrë edhe më bindëse, duke i shkaktuar humbjen e Bashkisë së Tiranës, dhe humbje të thellë në  zgjedhjet Vendore në mbarë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri. Tani në fund edhe humbjen në Dibër për kryetar të Bashkisë.

Pas kësaj humbjeje të thellë e djathta u fut në një rrugë pa krye, ku duke mos patur më as edhe një rrugë tjetër vazhdon me atë avazin e vjetër: me britma e piskama nga më primitivet. Nga këto humbje  në botën demokratike  vështirë se do të mund të qëndronte më si udhëheqës i një partie, por për fat të keq tek ne ndodh edhe  kjo.  Nga  këto humbje të thella,  njëra pas tjetrës, Sali Berishës i ngeli vetëm kryetari  i Shtetit Bujar Nishani, i cili qysh  nga marrja e mandatit u soll  vetëm si dorë e djathtë e Partisë Demokratike.

Ai tanimë edhe përfundimisht tregoi anëshmërinë e tij politike që është e ndaluar me të gjitha rregullat demokratike.  Ai ka dalur haptas në përkrahje  të partisë Demokratike të Shqipërisë me disa dhjetra demonstrues gjoja  të shoqërisë civile,  të manipuluar nga humbësit politikë: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Duhet cekur se ditë më parë ishte mbajtur një demonstratë e tillë ku deputetët e PD-ës kishin dalur të armatosur me revole në bel.  Këtu nuk duhet velërësuar ato demontrata se a kanë  qenë të drejta  apo të pa drejta.  Por Presidenti i Shtetit në as një mënyrë nuk është dashur të lejojë veten e të zbresi në atë nivelë  të ulët, pse jo edhe qesharak, duke u  paraqitur para medieve  sikur të ishte në kryesinë e Partisë Demokratike, vërtetë skandaloze dhe e pakuptim. Presidenti  do duhej të ishte figurë unike i Popullit    këtu duhet veçuar ish-presidentët e Shqipërisë:Rexhep Mejdanin, Alfred Mojsiun Bamir Topin, e kurrësesi këtë figurë përçarëse.

Kurse krahu politik i koalicionit të majtë me në krye Partinë Socialiste po i vazhdon disa reforma evropiane, edhe pse po has në kundërshtim jo vetëm nga opozita, por  tanimë edhe nga fraksioni i brendshëm, me Ben Blushin në krye, i cili me brittma dhe piskama është  në të njëjta valë me të  djathtët. Në këso dallimesh të thella  politike  roli i kryetarit të Shtetit  do ishte faktori kyq për zgjedhjen e kundërshtimeve politike, por këtë nuk e bën dot kryetari, Bujar  Nishani me njëanshmërinë e tij të hapur politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …