Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Në Brajton, Partia Laburiste (Partia e Punës) e Anglisë mbajti konferencën vjetore

Konferenca vjetore e Partisë Laburiste (Partia e Punës) zhvillohet çdo vjeshtë dhe është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të larta politike në Evropë. Për vizionin e kësaj partie të punës në Mbretërinë e Bashkuar  mbi 13.000 njerëz morën pjesë në këtë konferencë vjetore, të cilët folën si për politikën ashtu edhe për përvojat më të gjëra të disponueshme. Me mbi 450 ngjarje në prag, një ekspozitë e gjallë dhe mundësi të mëdha për të rrjetëzuar dhe shkëmbyer ide.

Profili i Partisë Laburiste është: Ideologjikisht- bazohet në Demokracinë sociale, Socializmin Demokratik. Pozicioni politik – qendër e majtë. Nga pikëpamja evropiane- parti evropiane socialiste. Nga pikëpamja ndërkombëtare  – aleanca progresive socialiste ndërkombëtare.

Nga shumë të pranishëm të cilët spikatën me fjalimet e tyre ambicioze për vendin e tyre, duhet veçuar vetëm dy diskutime: të liderit majtist më të famshëm botëror Jeremy Corbyn, dhe ministrit ekonomik në hije McConnnel me planin e tij, marksist.

 Jeremy Corbyn, tha se gjatë gjithë karrierës time politike, kam qëndruar gjithmonë në një vend që jep për shumë jo pak. Tani, laburuistët po udhëheqin një lëvizje të bazuar në barazi, drejtësi shoqërore, dhe dhembshuri për të ndërtuar një Britani për të cilën mund të krenohemi të gjithë.

Kur laburistët i fitojnë zgjedhjet, ata janë njerëzit më të merituar.

Britanikët kanë nevojë për një qeveri të Laburistëve që është e përgaditur të luftojë për njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Qeveria e jonë e Partisë së Punës nuk do të frikësohet

të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë më sfiduese të vendit tonë. Britanikët kanë nevojë për një qeveri që do të investojë në njerëz në çdo komunitet për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për çdo njeri. Politika ka të bëjë me zgjedhjet.  Ne kemi nevojë për një qeveri të Punës që do të zgjedhë njerëzit e merituar, ku nuk do të ketë më shumë të pasur sepse pjesa tjetër përballët me më pak para në xhepat e tyre, dhe shkurtimet në shëndetësinë, shkollat, policinë dhe të gjitha shërbimet në të cilat mbështetemi.

Partia e Punës çdoherë do ta ketë për bazë mirëqenien njerëzore.  Pavarësisht, nëse është duke ndërtuar shtëpi, duke investuar për të përmirësuar ekonominë tonë ose për të përmirësuar shërbimet tona publike. Politikat përfaqësojnë vlerat e punës për të cilat kam luftuar gjithmonë dhe vlerat që janë në traditat më krenare të vendit. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një ekonomi të denjë për Shekullin 21, dhe një vend për shumë, jo për pak.

Pastaj, në detaje të ngjeshura Corbyn  dha disa udhëzime që i përkisnin sektorit publik. Ai vuri në spikamë , që java e punës të bëhet katër-ditore i kërkon palës të “hartojë një plan për të arritur një javë standarde katër ditore ose 32 orë pa humbje pagash brenda një dekade”. McDonell mbështeti këtë veprim. Kredi universale dhe mbështetje për punësimin.

Programin për shkollim, angazhohet për integrimin e të gjitha shkollave private në sektorin shtetëror, rishpërndarjen e pasurive, investimeve dhe pronave të mbajtura nga shkollat private. Çështja e strehimit, angazhohet për lidhjen e qirasë të sektorit privat me të ardhura lokale.

Dhe krejt në fund ashpër e kritikoi  zgjedhjen e konzervatorëve në qeveri, meqë kjo  tregon se ata janë partia e privilegjeve. Jam krenar që Partia e Punës, e themeluar nga njerëz që punojnë, vazhdon të qëndrojë për njerëzit që punojnë.

Ministri në hije i ekonomisë vazhdoi të parashtroi vizionin e tij Marksist për vendin, duke kapur kontrollin e ekonomisë dhe duke ulur orarin e punës.

Duke llogaritur sasinë e kohës që publiku britanik harxhon në punë, ne si drejtues të Partisë së Punës do të jemi në front  që duan një shoqëri që punon për të jetuar, dhe nuk jeton vetëm  për të punuar.

Ai këmbënguli se kjo parti do të ofronte një javë më të shkurtër pune pa humbur në pagë.

Ai tha: “Kjo do të thotë një lëvizje e fortë sindikale dhe kolektive. Por gjithashtu, në shërbimet e reja publike që ne do krijojmë, kjo do të thotë administrim nga punëtorët dhe përdoruesit e shërbimeve, e jo nga burokratët”.

Pastaj Corbyn  vazhdoi: “Në ndërmarrjet e mëdha do të thotë një e treta e drejtorëve që do të  zgjidhën nga punëtorët dhe e dhjeta e aksioneve që janë në pronësi të atyre punëtorëve. Kjo do të thotë të dyfishojmë madhësinë e sektorit ton bashkëpunues, kështu që kudo që të punoni të keni një shtyllë dhe një thënie”.

“The nuk ka të bëjë vetëm me një jetë të përmbushur në punë.  Falë qeverive të kaluara të kësaj partie, por kryesisht falë lëvizjes sindikale java mesatare e punës me kohë të plotë ra nga 65 orë në 43 orë në vitet 1970.

Ndërsa shoqëria u pasurua, ne mund të kalonim më pakë orë në punë. Por në dekadat e fundit përparimi ka ngecur. Njerëzit në vendin tonë sot punojnë orët më të gjata me kohë të plotë në Evropë përveç Greqisë dhe Austrisë Dhe që nga viti 1980 lidhja midis rritjes së produktivitetit, e krahasuar me zgjerimin e kohës së lirë, është prishur. Është koha dhe momenti fundit të vendosim, tani.

Dhe krejt në fund, Kjo parti i mbylli punimet me një fjali: Jeremy Corbyn është  Lider i Partisë Laburiste dhe njëkohësisht kryeministër i ardhshëm i Anglisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …