Limaj: Duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale

Limaj: Duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar se vizioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit. Limaj në Vushtrri ku pati tubim elektoral me qytetarët e kësaj ane theksoi se ata janë kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevojë për shtetin. Ai duke folur për sloganin e tyre “Bashkë për shtetin” u shpreh se duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale. Ndërkaq, kryetari i degës se Nismës në Vushtrri, njëherësh kandidat për deputet, Avdullah Vojvoda tha se programi i partisë së tij ka bërë që të dallojnë nga konceptet dhe ideologjitë tjera. E për këtë arsye, sipas tij Nisma po merr përkrahje nga qytetarët. Nisma Socialdemokrate në Vushtrri e përfundoi ditën e dytë të fushatës zgjedhore, pasi paraprakisht kishte tubime elektorale në Skenderaj dhe Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …