Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Shqipëria drejtë Evropës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha drejt vitit 1997

Që nga tranzicioni politik Republika e Shqipërisë përjetoi një kohë tepër të pa këndshme. Ato peripeci janë aq të shumta, sa që shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare do mund të shkruante libra me vëllime dhe me material volimunoz, për atë kohë tejet destruktive-politike. Por për fat të mirë me liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, erdhi një dritë në fund të tunelit i gjatë me dekada.

Kur komunizmit Evropian po i afrohej fundi, në shumë shtete përfundoi madje me gjak-derdhje. Droja në Shqipëri ishte aq e madhe sa që nga shumë kush pritej me ankth, sidomos në Kosovë ku gjendja ishte: “të jesh apo të mos jesh”. Ky ankth sa vinte e shtohej, kulminacioni arriti kur Ismail Kadare mori rrugën e azilit. Ishte ky një shok i vërtetë që vështirë mundë të përshkruhet. Për këtë rast më së miri del në skenë Akademiku më i famshëm  i të gjitha kohërave në Kosovë Rexhep Qosja, i cili i drejtohej hapur presidentit të Shqipërisë Ramiz Alisë për mes Zërit të Amerikës, radio kjo që në atë kohë ishte mediumi i cili në momentin më të duhur dhe vendimtar bënë intervistë me akademik Rexhep Qosjen. Akademiku Rexhep Qosja sipas mendimit tim bëri hapin më të famshëm kur për mes valëve të Zërit të Amerikës mes tjerash tha : “…rasti i Ismail Kadaresë ishte shokues” …”ftoi Ramiz Alinë që sa më parë të hapë proceset- demokratike”…. Kjo deklaratë e tij aq pati peshë të rëndë pozitive sa që vështirë se ndokush mundë ta peshoi.

Nga kjo deklaratë presidenti Shqipërisë komuniste bëri gjestin më bravuroz dhe pa humbur kohë i hapë rrugën pluralizmit, ishte ky një akt tepër shpresë-dhënës. Ua kishte mbyllur gojën të gjithëve.

Pas hapjes së rrugës për pluralizëm,menjëherë filluan të krijohen partitë politike si kërpudhat pas shiut. Ishte ky një sinjal i keç,se nuk ishte në pyetje shteti por pushteti. Fatkeqësisht populli këtë nuk e kuptonte, u deshën dekada e dakada për ta kuptuar. Por në Shqipëri në momentet e para u shkëputën nga partitë tjera ajo e Ramiz Alisë e cila përfaqësonte ish PPSH-ën dhe partia demokratike udhëhequr nga ish doktori Sali Berisha. Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të para, fillon edhe fushata para-zgjedhore. Gjithçka shkonte në suazat normale, dukej se çdo gjë po shkon për së mbari. Sali Berisha linte përshtypjen e një personi stabil ku hapur e pranonte se nuk është i përgatitur për ta udhëhequr vendin si president,ishte kjo fushata më demokratike në Shqipëri. Erdhi dita e votimit të zgjedhjeve të para për legjislacionin e Shqipërisë, ku bindshëm doli fituese partia e Ramiz Alisë, por kuriozitet ishte se Ramiz Alia nuk kishte fituar në Tiranë postin për deputet. Me t’u konstituur Kuvendi i parë, zgjidhet edhe presidenti i parë i tranzicionit politikë Ramiz Alia.

Në Shqipëri për herë të parë fillon një rrugë e re politike pluraliste që për shumë-kë ishte  vetëm një ëndërr, sepse egzistonte  droja se  komunistët do bënin këtë do bënte atë…Në shikim të parë ishte jashtë-zakonisht mirë. Në atë kohë u bë shteti më atraktiv dhe më kurioz në mbarë Europën dhe më gjërë. Mirëpo kjo situatë nuk i konvenonte shteteve fqinjë si; Sërbisë dhe Greqisë, të cilat futën agjentët e tyre në Shqipëri për ta destabilizuar.

Destabilizimin e nisi Sali Berisha,i cili tjetërsohet politikisht. Ai fillon një rrugëtim tepër dëmshëm kundër Shqipërisë e që as kush në fillim nuk e besonte. E filloi me shkatërrimin e ekonomisë, nuk la dikaster ekonomikë pa e shkatërruar. Me ç’rast shkaktoi kaos politikë, kuvendin nuk e lejonte të funksionoi normal. Nga kjo krizë e pa-kuptimtë politike u desh që shteti të shkoi në zgjedhje të parakohshme të cilat bindshëm i fiton PD-ja e Sali Berishës. Dhe me të fituar zgjedhjet PD-ja emëron  president të shtetit Sali Berishën.

Sali Berisha me të marrë atë post filloi shkatërrimin ekonomikë,  të cilën e kishte filluar para zgjedhjeve. Për shkatërrimin e gjithë-çkaje tani e kishte më të lehtë sepse i vuri të gjitha ingerencat në dorën e tij. Të këqijat e tij ngarendnin në seri  pa fund. Vazhdoi me burgosjen e të gjithë ish komunistëve si: Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën, Fatos Nanon etj… Nga këto raste Sali Berisha shndërrohet në diktatorin më të paskrupullt.

 Ishte në gjendje të gëlltisë gjithçka para vehtes, për të gjithë ata që nuk mendonin si Sali Berisha. Kur nuk la gjë pa shkatërruar, filloi ta zhvesh  popullin,duke ua marr edhe ata Lekë që i kishin fituar me mundë e sakrificë. Këtë e bëri me anë të piramidave, e që në botën demokratike quhet: “pastrim parash”. Kur populli u zhvesh deri në lëkurë atë-herë filloi revoltë e gjërë popullore. Krijoheshin banda,vriteshin njerëzit për as-gjë,u shkatërruan kazerma,uzina,fabrika!!!… . Ishte kjo situata më e brishtë ndër shekuj . Atë periudhë kohore të viti1997 e dinë të gjithë.

Pas ngjarjeve tragjike të 97-tës, duke mos patur as një rrugë tjetër Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme,me ç’rast i fiton bindshëm PS-ja me krahun e majtë. Disi filloi një konsolidim i shtetit. Pastaj fitorja më e madhe e krahut të majtë ishte kur e emruan për kryetar bashkie të Tiranës kandidatin e pavarur Edi Ramën i cili po ashtu doli fitues , ku duhet potencuar se ai konsiderohet si kryetari më i suksesshëm i Tiranës. Kur pritej se majta  do të bëjë mrekulli dorën në zemër i kishte të gjitha mundësit, ajo e bëri të kundërtën duke bërë një korrupsion të pa kuptimtë.   PS-ja me aleatët katandisrshin drejtë një humnere korruptive pa rrugë-dalje. E vetmja pikë e ndritshme ishte udhëheqja e bashkisë së Tiranës me në krye Edi Ramën. Fjala e urtë e popullit thotë: “Qeni i keqë ujku në kope…”. Populli duke mos pas tjetër mundësi në zgjedhjet e radhës e nxjerr fitues PD-në me Sali Berishën. Ishte kjo një dhuratë e së majtës për Sali Berishën të cilët u përqanë si mos më keç. Nga kjo humbje PS-ja filloi të gjejë një lidership të ri. Nuk ishte as pak e lehtë sepse u krijuan fraksione brenda PS-ës. Edi Rama duke parë se PS-ja po përjetonte qaste të vështira ai gëzonte një autoritet të lartë në Tiranë, mori hap të madhë,  konkuron për lider të PS-ës. Pas shumë mosëmarrëveshjeve PS-ja zgjedhë liderin e ri Edi Ramën. Kurse fraksioni tjetër i PS-ës i udhëhequr nga Ilir Meta krijojnë LSI-në.

Edi Rama me të nisur punën si kryetar i PS-ës fillon njërin ndër hapat më të rëndësishëm për Shqipërinë ballafaqimin e pa luhatur kundër Sali Berishës. Mirëpo as Sali Berisha nuk ndejti duar kryç, i cili fillon një fushatë të pa parë politike kundër Edi Ramës. Duhët cekur PD-ja me Sali Berishën të gjitha fitoret paraprake i kishte arritur me anë të vjedhjes së votave,mirëpo krahu i majtë i përqarë nuk reagonte. Nga ky moment fillon një duel i ashpër politikë Rama-Berisha.

Sali Berisha prej kur e mori qeverisjen në 2005-ën i vërsulët Tiranës,sepse i vetmi ky vend i kishte mbetur pa e futur nën sqetull. Dhe shumë shpejtë i vie radha edhe zgjedhjeve për të parin e kryeqytetit Shqipëtar. Në garë dalin Edi Rama dhe Lulzim Basha. Kreu i PD-ës i kishte ndërmarrë të gjitha masat për ti vjedhur votat dhe me çdo kusht ta largojnë Edi Ramën nga bashkia e Tiranës. As ish rexhisori me famë botërore Alfred Hiqkoku nuk do të kishte bërë aso regjie si kreu i PD-ës,të cilët për afro 10 ditë bënë pazarllëkun më të ndyer deri sa i vodhën votat për ta nxjerrur Lulzim Bashën si kryetar të Tiranës. Ishte kjo vjedhja të cilën e pa e tërë Europa, ku nga ky rast Sali Berisha sa herë shkonte në Bruksel nuk e priste as kush,kurse këtij as që i linte përshtypje.

Sali Berisha më të marrë edhe Tiranën e kishte arritur tërë objektivat e tij, kontrollin në të gjitha institucionet e vendit. E shndërroi Shqipërinë në vendin më të izoluar në Europë në stilin e Koresë së Veriut. Edi Rama ishte vënë në një sitat tejet të vështirë,por as PS-ja nuk qëndronte hiq më mirë,disi u rikuperuan dhe përsëri ia besuan kreun e PS-ës Edi Ramës. I cili ndërmerr disa hapa mjaft të frytshëm,i mblodhi ekspertët e çdo fushe afër vetës,dhe kërkoi ndihmë nga Europa.  Kur Sali Berisha  mendoi se ky ishte kulminacioni i tijë politikë,për fat të mirë në Europë qeverisnin me sukses partitë e majta, të cilat i dolën në ndihmë krahut të majtë PS-ës dhe LSI-së. Por ky bashkim i së majtës Sali Berishës as që i bënte përshtypje sepse kishte krijuar një vet-besim se ai është i pa thyeshëm. Bënte ç’ dëshironte duke kontrolluar me gjyqësi,prokurori, polici,mjete të informimit e qka jo tjetër…Vet besimi i tepruar i Sali Berishës do ti kushtoi shtrenjët kur në vitin 2013, në zgjedhjet shtetërore kishte hyrë me një bindje se me lehtësi do ti fitonte ato. Nuk kishte përgaditur personel të veçantë për vjedhjen e votave si më parë ,sepse sipas bindjes së tij nuk ishte e nevojshme.

Në vitin 2013 populli i Shqipërisë tregoi nivelin më të lartë të kulturës së votimit, duke i dhënë goditjen më të rëndë politike Sali Berishës dhe PD-ës që nga 97-ta, duke e vënë në një opozitë të tkurrur. Kurse nxjerr fitues Edi Ramën dhe krahun e majtë me një përqindje shumë të lartë. Krahu i majtë pa asnjë ekuivokë emron Edi Ramën për Kryeministër, i cili pa humbur kohë i nisë reformat më të avancuara pas tranzicionit poltikë. Ishte kjo një fitore e tij,e cila u arrit jo lehtë, sepse kishte kaluar sfida as pakë të lehta. Më e vështira ishte demonstrata e Janarit të 2011-tës kur para kryeministrisë ishte vrar një demonstrues pa asnjë shkas, u vran edhe tre të tjerë, u plagosën shumë të tjerë, ishte përgatitur edhe vrasja e Edi Ramës këtë e konfirmon edhe vetë Sali Berisha në një kanal televizivë etj. Nga të gjitha këto sfida Edi Ramën me plotë kuptimin e fjalës mundë të themi se është politikani më i zhdërvjellët në Europë. Shumë shpejtë i vie radha edhe zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës ku bindshëm del fitues kandidati i PS-ës i nominuar nga Edi Rama Erjon Velijaj. Kjo ishte goditja më e rëndë që ka mundë të pësoi PD-ja e Sali Berishës i cili kohë më parë në rrethana diktatoriale kishte zgjedhur si lider të PD-ës pinjollin e vet Lulin. E majta me të marrur qeverisjen vendit ndërmerr hap të rëndësishëm luftë kundër krimit,ku mori lëvdata nga Europa e cila i dha Shqipërisë liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë e cila ishte e arritura më e madhe pas tranzicionit politik.

Sali Berisha i trembur nga këto humbje marramendëse që as në ëndërr nuk do ti kishte parë  ndërmerr hapa destruktivë në stilin e vet,fillimisht duke i ofenduar të majtët me fjalorin më vulgar, fyerje, sharje, ofendime që në rrugë ti dëgjosh është turp. E shëndërroi Kuvendin në një skenë cirku me palaqot e tijë. Dhe së fundmi duke i parë gabimet e veta që nuk i kishte marrë masat e duhura për vjedhjen e votave. Ai me pinjollin e vet Lulzim Basha po përgadisin skenarin për destabilizimin e Shqipërisë si në V.97.

Dhe kur po afrohet Qershori koha e zgjedhjeve të reja, PD-ja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të mbyllur në kafazin e hermetizuar politikisht. Ku më nuk kanë as shans minimal për marrjen e pushtetit, janë në gjendje të bëjnë çmos si në të kaluarën me vjedhjen e votave. Pasi një gjë e tillë për momentin është e pa mundur. Ata kanë zgjedhur rrugën e bojkotit,bllokimin e vettingut që është esenciale për vendin,për ta sjellë vendin në një krizë politike,për të ardhur në një qeveri teknike ku PD-ja do ta kishte më të lehtë vjedhjen e votave. Ky është caku i tyre. PD-ja nuk e ka problemin te Edi Rama, por ata e kanë hallin më të madh se si ti vjedhin votat, që për momentin e kanë plotësisht të pa mundur. Shqipëria po hynë në një rrugë me dy kahe skajshmërisht të kundërta : O me Edi Ramën drejtë Evropës. O me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën drejtë vitit famëkeq 1997.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …