Berisha Meta Basha

Nebih Rexhepi: Dyfytyrësia e Ilir Metës

Situata politike në Shqipëri po e merr një rrugëtim, që më së paku e dëshirojnë Shqiptarët, sidomos ata jashtë Shqipërisë. Kjo situatë kaotike i ka rrënjët që dyshohet të jetë edhe nga jashtë, kjo le të  jetë në ndërgjegjen e tyre.

Sa i përket PD-së ajo ka kohë që ka devijuar nga politika normale, por ç’është e vërteta populli i Shqipërisë ia dha dhe do t’ia apë atë çka e meriton. Mirëpo as krahu i majtë nuk po qëndron ashtu si e kërkon qetësimin e kësaj situate as pak të këndshme. Në përçarjen e së majtës pa as një dyshim ka qenë është dhe do të jetë Ilir Meta. Ai që nga sonte mori një rrugë që nuk është dashur ta merr  në vend se të kontribuojë  për qetësimin e situatës ai doli hapur për krah të opozitës. Por ky politikan kontraverz majtist, fillimisht në PS duke krijuar një fraksion të ri majtistë të ndarë në parti të re LSI. Ilir Meta që nga krijimi i kësaj partie luajti një rol dyfytyrësh duke ua kthyer shpinën miqve të vet në PS nga e cila arriti afirmimin më të lartë politikë. Për ta sjellë edhe një herë në qeveri, po ashtu politikanin më kontraverz, Sali Berishën. Dhe me të arritur koalicionin me të, filluan ta zhvillojnë korrupsionin më të lartë në Evropë. Në këtë korrupsion u përfshi edhe vet duke u korruptuar me mbi 7 milion dollarë dhe duke punësuar njerëz partiak jashtë çdo normaleje. Mirëpo gjykata e Sali Berishës e pat shpallur të “pa fajshëm”. As që është pritur ndonjë epilog tjetër.

PD-ja duke e parë se nuk ka as teori për t;i fituar zgjedhjet mori një rrugë çfarë as kush për momentin nuk po e kupton, duke u barrikaduar në atë çadër dhe ku po lëshojnë ulërima kërcënuese.

 Nga këto kërcënime politikani dyfytyrësh Ilir Meta as edhe nj fjalë nuk foli, edhe pse është dashur të prononcohet për shkak se ka njërin nga postet më të larta shtetërore. Nga ato fjalë kërcënuese në çdo shtet demokratikë do ishte marrë prokuroria përkatëse, kurse Ilir Meta si kryetar i Kuvendit hesht. Por dyfytyrësinë e tij e tregoi sonte kur doli me proklamatë tejet shqetësuese. Ai fillimisht e kundërshtoi kryeministrin Edi Rama se ai gjoja e paska kritikuar opozitën. Por këtij pseudo politikani duhet thënë shkurtë-shqip turp. Sa i përket kritikave të Edi Ramës, ato ishin plotësisht normale dhe demokratike, por Ilir Meta këto i kritikon. Kurse ato kërcënime ogurzeze të Lulashit dhe Salos ky dyfytyrësh hesht.

Kjo heshtje ndaj këtyre kërcënimeve të PD-së dhe përkrahja e LSI-së po e shpien Shqipërinë drejtë një katandisje që nuk po i dihet caku i fundit. Që nga sonte më meritori për këtë katandisje të Shqipërisë është dhelparaku  dinak,  Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …