Brickos

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Energjia e Diellit e ardhmja e njerëzimit

Çdo gjë që lëvizë në natyrë prodhon energji. Pastaj ajo shndërrohet në mënyra të ndryshme për qëllime  të mira njerëzore. Sot enrgjia kryesore pa të cilën as që mund të imagjinohët bota, është energjia elektrike. Burimet  e energjisë elektrike janë  natyrale, si: dielli, ajri, uji, nafta, thëngjilli, gazi natyror, urani etj.

Idenë e parë mbi elektricitetin e dha fizikani dhe filozofi anglez, William Gillbert(1544-1603), më vonë i njohur si Gilberd . Ai ishte fizikan dhe filozof natyral i pasionuar në “filozofinë e Aristotelit” dhe në metodën “Skolastike” të universitetit. Është interesant te fizikanët anglezë, Isak Nutoni dhe Gilberdi, që të dy bënë zbulime epokale me anë të shembujve të thjeshtë. Isak Njutoni zbulon Forcat e Gravitacionit ku si ide ishte: rënia e mollës në tokë. Kurse Gilberti: kur fërkon qelibarin në leckë të leshtë, vërejti dukuri tërheqëse. Dhe nga aty mori inspirim për elektricitetin dhe magnetin.  Nga atëherë Gilberti konsiderohët si baba i  Elektricitetit si  inxhinier i Elektricitetit, por edhe i Magnetizmit. Ku më vonë i dha botës literaturë kolosale të këtyre shpikjeve.

Rrota e mullirit me ujë ishte inspirim për fizikanët si: Francisi, Peltoni dhe Kapllani të cilët arritën t’i zbulojnë: turbinat e ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Këto turbina i konstruktuan në atë mënyrë që të vëhën në lvizje nga rrjedhja ujit si në lumenj,liqene etj, ku fuqia e tyre varej nga: lartësie e rënjes së ujit, sasia e ujit,shpejtësia e ujit në m/s etj. Pastaj ato turbina energjinë e fituar sipas numrit të rrotullimeve për minut e bartin te Gjeneratori elektrik. Turbinat vihen në lëvizje me ujë dhe avull.

Kosova furnizohët me energji elektrike nga termo-elektrana(thermos-nxehtësi) : Kosova A dhe B. Të cilat kanë të instaluara turbinat me avull. Thëngjilli i ndezur, lironë temperaturë të lartë ,ku uji i vluar në kazanat special shëndërrohët në avull. Ai avull vë në lëvizje turbinat me avull pastaj gjeneratorët elektrikë. Kurse Shqipëria prodhimin e enrgjisë elektrike e merr nga Hidro-Elektranat,  të cilat funksionojnë me turbina të ujit. Nga aspekti ekonomikë turbinat e ujit koeficientin e dobishmëris e kanë shumë të lartë mbi 90%. Kurse turbinat me avull që vëhën në lëvize nga ndezja e thëngjilli dhe nafta e ndotin ambientin, shembulli më i keq TC në Kastriot. Kurse në botë përdorën edhe centralet bërthamore të cilat vëhën në lvizje nga Uraniumi, por për fat të keq këto janë shum të rrezikëshme ku një avari vogël mundë të shkatoi eksplodim atomik.

Rrezet e diellit, më së miri i ka studijuar fizikani i njohur Albert Ajnshtajni i cili për mes: teorisë së relativitetit. Arriti të precizoi se drita e rrezeve të diellit arrinë në tokë për 8minuta e 17 sekonda, me një shpejtësi afër 300mijë km. në sec. Rrezet e diellit që i japin jetë gjallesave në tokë, do jenë një burim i  përë-herëshëm i çdo gjëje në të ardhmën . Për fat të mirë sot në botë me të madhe ka hyrë në funksion enrgjia e Diellit, e cila gradualisht do ti zëvendësoi në masë të madhe turbinat për prodhimin e energjisë elektrike , sidomos ato me avull për shkakun se për së tepërmi e ndotin ambientin, rasti i TC afër Prishtinës . Ajri kur të lëvizë shëndërrohët në erë, kurse sot era gjithashtu po zbatohët me të madhe, duke vërë në funksion lëvizjen e turbinave me erë. Energjia e diellit tashmë po gjenë zbatim të madhë në mbarë botën demokratike. Pajisjet janë tejet të thjeshta të cilat sot no botë njihën me emrin: Panelat Solare. Panelat solar funsionojnë sipas rrezeve të diellit, sa më të forta rrezet e diellit aq më i madhë do të jetë kapaciteti i panelave solarë, por panelat mundë të prodhojnë energji edhe në dritë gjatë ditës, por vetëm në errësirë ato nuk janë në funksion. Kosova dhe Shqipëria i kanë kushtet më të mira për energji të Diellit . Urbanistët e qyteteve të mëdha veq i kanë përgaditur projektet e tyre që në të ardhmën sa më shumë të funksionoi sistemi i panelave solare. Kur jemi te urbanizmi duhët cekur se fjala urbanizëm rrjedh nga fjala latine-qytet, kurse rurizmi-fshat. Roli i urbanistëve është  ta përgatisn planin, se si do të dukët qyteti për 50 deri në 100 vitët e ardhshme. Zbatimi i energjisë elektrike veq ka hyrë me të madhe në teknologjinë e automobilizmit , kanë filluar të qarkullojnë veturat elektrike me bateri rimbushëse, me një mbushje disa vetura mundë të kalojnë një rrugë prej mbi 150km, dhe para disa kohe veq ka filluar projektimi i aeroplanëve të vogël me kapacitet pre 5 persënave sipas shumë gjasave do të jetë i suksesshëm. Tashi imagjinojeini botën me automjete pa karburant të cilat e ndotnin ambientin me CO2, dhe të vëhën në lëvizje me energji elektrike të fituar nga panelat solarë. Imagjinojeni në të ardhmën e afërt aeroplanët me energji të diellit. Përfundimisht energjia e diellit do pa pikë dyshimi do jetë e ardhmja e njerëzimit.

21 Korrik 2017

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …