Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Nenad Rashiq: Beogradi po i përdorë shumë serbët e Kosovës, Lista Serbe është krijuar qysh në fillim për këtë qëllim

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se Beogradi po i përdorë shumë serbët e Kosovës dhe se Lista Serbe është krijuar qysh në fillim për këtë qëllim. Prej fillimit të Listës Serbe, kjo ka qenë e pritur, në momentin kur është krijuar e kemi pritë që kjo do të ndodhë. Në fillim nuk e kam besuar që do të ketë kaq fuqi dhe të shkojë në këtë nivel ekstrem. Prishtina, po ashtu, në fillim ka ndihmuar në procesin teknik të krijimit të partisë, si dhe nga KQZ-ja kemi pas mundësi të një anëtari. Gjithashtu, ka pas ndihmë nga BE-ja dhe ndërkombëtarët. Nuk janë vetëm strukturat radikale, por edhe struktura e jonë e Prishtinës, i ka mundësuar edhe një strukture tjetër që të mund të fitojë. Zhgënjimi varet prej pritjeve që kemi pas. Duke e ditur që te ne në Kosovë nuk ka një ndjenjë të përgjegjësisë morale. Shqiptarët e Kosovës kanë më shumë përgjegjësi të një sistemi funksional, që respekton vlerat evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …