Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala takoi ambasadorin e Katarit, Al Marri

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala takoi ambasadorin e Katarit, Al Marri

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, Ali Al Marri, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. Ministri Shala e falënderoi ambasadorin Al Marri për ndihmën që ka dhënë Katari për Republikën e Kosovës, duke kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të kalojë në një nivel tjetër. Ministri Shala theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari, duke shtuar se Ligji për Investime Strategjike, që tashmë është funksionalizuar, ofron kushte shumë të mira për investitorët potencialë. Ndërsa, ambasadori Al Marri tha se është nder dhe kënaqësi për të që është në Kosovë, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtutjeshme për Republikën e Kosovës. Ai tha se ka ardhur në Kosovë për përforcimin marrëdhënieve në mes ty shteteve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në nivelin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …