Millan Mojsilloviq: Situata në Kosovë është “shumë komplekse”, por Serbia, tash për tash, nuk po reagon ushtarakisht

Millan Mojsilloviq: Situata në Kosovë është “shumë komplekse”, por Serbia, tash për tash, nuk po reagon ushtarakisht

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan, Mojsilloviq, tha se situata në Kosovë është “shumë komplekse”, porse Serbia, tash për tash, “nuk po e shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak”. Në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, Mojsilloviq tha se situata në Kosovë është “plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme”. “Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsilloviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it – misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.  Ushtria serbe po e monitoron situatën në terren dhe e përjashtoi, siç tha, përdorimin e forcës ushtarake. “Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash”, tha Mojsilloviq.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …