Nënkryetari Fadi Nura vizitoi fëmijët e Institucionit Pashkollor “Nëna Zahide”

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, Drejtori i DKA-së Bekim Latifi dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj.

Nura përveç takimit me fëmijët dhe stafin e këtij institucioni, ka shpërndarë lodra për të gjithë fëmijët të cilat janë siguruar nga DKA-ja më kërkesë të stafit drejtues të këtij institucioni parashkollor.

Delegacioni i Komunës së Skenderajt është pritur ngrohtësisht nga Drejtoresha Renarta Veliu, nga stafi profesional i edukatoreve si dhe nga fëmijët.

Vogëlushët në veçanti i kanë gëzuar lodrat e dhuruara nga Nënkryetari Fadil Nura dhe Drejtori Bekim Latifi.

Me këtë rast z. Fadil Nura siguroi se Komuna e Skenderajt është duke u marrë seriozisht me çështjen e ndërtimit të një objekti të ri, modern dhe më të madh për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”, pasi objekti aktual nuk ofron komoditet të mjaftueshëm dhe hapësirë të mjaftueshme për fëmijët, si dhe nuk mundëson rritjen e kapaciteteve pranuese sipas kërkesave.

Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” numëron 86 fëmijë të 5 grupmoshave të ndryshme. Viteve të fundit interesimi i prindërve për dërgimin e fëmijëve në këtë institucion edukativo-arsimor, është rritur ndjeshëm,

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …