Brickos

Shaqir Totaj

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti. Ai ka thënë se sjellja e kësaj qeverie e ka goditur njërën prej të arriturave më të mëdha 20 vjeçare të qeverisjes në Kosovë – ‘mos hakmarrjen politike’ ndaj institucioneve të pavarura, pavarësisht cila parti ka qenë në pushtet. Pushteti aktual me këto veprime skandaloze, po e rikthen ndjenjën e frikës për secilin shërbyes civil, profesional e të pavarur në këtë vend. Profesionalizmi, performanca e lartë dhe kredibiliteti i Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës dhe ATK-së janë meritë edhe shumë shteteve mike partnere që për 20 vite kanë ndihmuar drejtpërdrejt në trajnimin, ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e tyre. Fakti se shkarkimi i Drejtorit të Policisë u bë, ende pa u mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, deklaroi mes tjerash gjatë konferencës për medie, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …