Brickos

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka kritikuar kompanitë që ofrojnë sigurim shëndetësor

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka kritikuar kompanitë që ofrojnë sigurim shëndetësor

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka kritikuar kompanitë që ofrojnë sigurim shëndetësor. Sipas saj, moszbatimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor Publik ka bërë që shumë qytetarë të këtij vendi, të prekur nga sëmundjet, e në veçanti ato malinje, ose të kërkojnë shërim me kosto të lartë jashtë vendit, ose në pamundësi të mjeteve financiare të bredhin pa shpresë. Mulhaxha në një konferencë për medie ka thënë se, kompanitë që ofrojnë sigurim shëndetësor privat po zhvasin xhepat e qytetarëve duke kërkuar klientë që janë gati 100% të shëndoshë, nën moshën 65 vjeçare. “BQK-ja e cila mbikëqyrë këto kompani ende nuk ka përmbushur kërkesën e cila del nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për raportim, lidhur me veprimtarinë e kompanive të sigurimeve. Ky është edhe obligim ligjor”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …