Nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi për asfaltimin e rrugës Stupë-Videjë dhe Zajm

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e tërësishëm të realizimit të dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës, asfaltimin e rrugëve në fshatrat Stupë-Videjë dhe Zajm, në vlerë prej 100 mijë euro. Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, kryetari Bashota falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtyre projekteve të rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave të komunës së Klinës. Komuna e Klinës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i Ministrisë së Infrastrukturës Po ashtu, Komuna e Klinës obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …