Brickos

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave

Organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kryetarët e rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian. Në këtë ceremoni të nënshkrimit ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i cili ka falënderuar krerët komunal dhe organizatën GIZ për këtë bashkëpunim. Ai ka thënë se ky memorandum ka një rëndësi të madhe për të gjithë për shkak se të gjithë po punojnë së bashku për të pasur një menaxhim sa më të mirë te mbeturinave. Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit do të mundësohet fillimi e zhvillimi i  hapave të mëtejmë në procesin e hartimit të Planit Regjional të Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …