Janë shpërndarë 40 pajisje të shpërndarjes së plehut për fermerët e komunës së Skenderajt

Në palestrën “Ilaz Kodra” në qytetin e Skenderajt është organizuar ceremonia e shpërndarjes së makinave shpërndarëse të plehrave artificial, në kuadër të mbështetjes direkte nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Skenderajt, ku kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtori për Bujqësi Behxhet Maliqi dhe fermerët përfitues. Me këtë rast, janë shpërndarë 40 pajisje të shpërndarjes së plehut, për fermerët e komunës së Skenderajt, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni komunal, pas vlerësimit të aplikacioneve. Kryetari Nura i ka uruar bujqit përfitues, duke i siguruar se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të ofrojë përkrahje edhe nëpërmjet programeve tjera bujqësore. Brenda 2 jave, numri i bujqve përfitues të pajisjeve të ndryshme bujqësore, ka arritur në 100, gjë që dëshmon përkushtimin e Qeverisjes Nura, për t’i përkrahur fermerët e komunës sonë në aktivitetet e tyre bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …