Mbi 23 mijë nxënës sot i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ministrja Nagavci kërkon respektimin e rregullave

Nesër mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore në të cilën do të testohen rreth 6700 maturantë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se nesër (e shtunë), 28 gusht 2021, mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore. Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 6700 maturantë në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, MASHTI kërkon nga pjesëmarrësit në Provimin e Maturës, që të respektojnë në përpikëri masat. “MAShTI, po ashtu, kërkon nga të gjithë personat e angazhuar në proces që të realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, ndërsa kërkon që çdo parregullsi të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …