Nesër në Luksemburg mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së ku do të merre pjesë edhe vendi ynë

Nesër në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian ku do të merre pjesë edhe vendi ynë. Në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme, të publikuar ditë më parë, thuhet se ministrat e punëve të jashtme të vendeve evropiane takohen nga ora 08:30 dhe se takimi do të drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. “Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës, pas një shkëmbimi jozyrtar të pikëpamjeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës ,Dmytro Kuleba, nëpërmjet videokonferencës. Këshilli do të ketë më pas një diskutim mbi situatën në Lindjen e Mesme, në dritën e zhvillimeve të fundit. Takimi do të vazhdojë me një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë”. ”, thuhet në agjendën e Këshillit të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …