Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga "Grupi Protestoj".

Nesër në Prishtinë, do të mbahet një protestë qytetare kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, në vendin tonë

Duke u përballur me krizën energjetike  në vend dhe propozimin e Qeverisë  për shtrenjtim të rrymës, të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare. Protesta është paraparë  të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërkaq do të kërkohet të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i. Më 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët që e tejkalojnë 600 kW. “Vendosja e bllok-tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonit të dimrit konsumi energjetik i një familjeje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro”, thuhet në njoftim.

Për veç faktit se ky propozim është i palogjikshëm, ai do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. “Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë, që synim e ka jetesën ose edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin”, thuhet tutje. Po ashtu theksohet se në këtë mënyrë po shantazhohen qytetarët. “KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milionë euro fitim në vit, por i ka bërë argatë ZRRE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve të Kosovës.

Këto shantazhe ne qytetarët e këtij vendi nuk do t’i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRRE-së e me KEDS-in. Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mblidhemi, ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nis te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore: Mos aprovimi i bllok-tarifës së propozuar nga ZRRE-ja; nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …